RRETH NESH
DIELLI
Dielli është shenja më e vjetër e këtyre anëve.

Për ilirët ishte në qendër të besimit. E paraqitnin në stoli dhe në pllaka metali, si zot të qiellit e të dritës.
Në besimet e vjetra shqiptare, Dielli mbeti zot: dhënës i jetës, syri që sheh gjithçka. Njerëzit betoheshin për të, “Për atë diell!”, e shkruanin në lëkurë, e qëndisnin në rroba, e gdhendnin në dru dhe në gurët e varreve.
UDHA E DIELLIT
Hijeshi Shqiptare nis nga ky diell. Koleksioni është një ditë e tij, Udha e Diellit: nga agimi deri në agimin e ri. Çdo bluzë është një orë e kësaj dite dhe diçka që dielli pa në atë orë: Hyjneshën në agim, Dardaninë në mëngjes, Teutën paradite, Skënderbeun në mesditë, përkrenaren pasdite, Rozafën në muzg, Zanën natën nën hënën e plotë, shenjat e Malësisë në mesnatë, dhe Kosovën para agimit e në agimin e ri.
Çdo orë e ka diellin e vet, të vizatuar ndryshe, dhe zbukurimet e veta. Në gjoks, nën diellin ilir, një hark i vogël tregon udhën e diellit dhe orën e bluzës.
I bëjmë si gravura të vjetra, me vija të holla dhe kokrriza, dhe i shtypim vetë, me dorë, me një bojë të vetme: bojë e zezë mbi bluzë të bardhë, bojë e bardhë mbi bluzë të zezë.
Pa zhurmë, pa parulla. Për çdo ditë.

SHENJA JONË
DIELLI ILIR
Shenja e Hijeshi Shqiptare është dielli ilir: rreze me majë rreth një rrethi me zigzag, dhe në qendër një romb. E kemi vizatuar nga shenjat e diellit që malësorët i mbanin në lëkurë dhe i gdhendnin në dru. E gjen në gjoksin e bluzave, me udhën e diellit dhe orën e bluzës poshtë saj, në etiketë dhe kudo ku jemi.
NGA VIZATIMI NË BLUZË
SI I BËJMË
- 01
GRAVURA
Çdo figurë nis nga një vepër e vërtetë: një gravurë, një pikturë, një stemë, një figurinë muzeu. E kthejmë në gravurë, me vija të holla dhe kokrriza, aq të imta sa i mban sita e shtypjes.
- 02
ZBUKURIMET
Çdo bluzë ka zbukurimet e veta, nga burimet e veta: rozetat e përkrenares, bozhuret e Dardanisë, valët dhe lembet e Teutës, gurët e kalasë së Rozafës, shenjat e Durhamit, zinxhiri i rrathëve.
- 03
FOTOKOPJA
Vijat kalojnë nëpër një efekt fotokopjeje, që u jep skajet e ashpra.
- 04
SHTYPJA
Me dorë, me sitë, me një bojë të vetme. Çdo vizatim ka dy versione, një për bluzën e bardhë dhe një për të zezën: ajo që është e çelët në figurë shtypet mbi të zezën dhe mbetet pa bojë mbi të bardhën.
- 05
BLUZAT
Të gjera (oversize), të bardha ose të zeza. Duksat me kapuç vijnë së shpejti.
SHPORTA